• |
ide | kryesore

Giroud e Ibra, 77 vjeç së bashku, bindin Milan: kuqezinjtë rinovojnë edhe për një sezon me francezin

-Instant, Sport
Giroud



Olivier Giroud do të qëndrojë te Milan edhe sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 36-vjeçar ka vendosur të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor, edhe për një sezon tjetër. Në orët në vijim do të ketë një takim mes drejtuesve Maldini e Massara dhe stafit të francezit për të zyrtarizuar gjithçka. Marrëveshje ekonomike që duhet të mbetet e pandryshuar. 3.5 milionë euro, edhe vitin e ardhshëm, si paga aktuale. Njoftimi zyrtar mund të vijë para ndeshjes kundër Tottenham në Champions League.

Pas rinovimit të Bennacer, një tjetër sinjal mjaft i rëndësishëm vjen për të gjithë grupin. Giroud me formën e treguar dhe efikasitetin para portës e ka bindur Milan t’i besojë akoma. Kështu, nyja e vërtetë mbetet rinovimin e Leao. Situata me portugezin është në ngërç, një lojë shahu që luhet në disa fronte. Çështje e ndërlikuar dhe, pavarësisht se afati është qershori i vitit 2024, duhet të zgjidhet sa më shpejt. Si për të shmangur surprizat e pakëndshme në merkaton e verës, ashtu dhe për të mos cënuar më tej harmoninë e grupit.

Lexo më tej: Giroud, “mbreti” i Francës: shënuesi më i mirë i historisë së Bleus

ZLATAN: “JAM AKOMA ZOTI”

Zlatan Ibrahimovic është gati të zbresë në fushë. Rikthimi është shumë i afërt dhe suedezi është i sigurt për forcën e tij: “Unë jam akoma Zoti, jam ende numri 1. Tani po kthehem dhe do të ndryshoj muzikën”. Sulmuesi i Milanit, në një intervistë ekskluzive për Mediaset, shprehet i emocionuar si kurrë më parë: “Dua shumë, dua të bëj shumë gjëra, atë që kam humbur në këto 7/8 muaj. Kam humbur kohë”. Duhet të kompensojë kohën e humbur, në fakt 41 vjecari që gjen një Milan në vështirësi: “Ekipi në krizë? Nuk jam i shqetësuar, këto janë momente normale brenda kampionatit. Tani duhet të flasim pak dhe të tregojmë vlerën tonë në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *