• |
ide | kryesore

Mediu në gjyq për “Gërdecin”/ Berisha: Nuk i jam i shqetësuar për Shkëlzenin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



“Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për një shënim të falsifikuar të Aldo Bumçit”. Kështu deklaroi në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kur u pyet për përfshirjen e të birit në çështjen e Gërdecit.

“Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori për hetim. Është 100% dokument i falsifikuar,” – u shpreh kreu i PD.

“A rrezikon Shkëlzen Berisha? Kurrën e kurrës jo! Efraim Diveroli e ka përgënjeshtruar me betim para gjykatësit. Në betimin para gjykatës ka thënë se ka gënjyer për Shkëlzen Berishën. E kam bërë këtë sepse më është dashur për ambasadën amerikane,” – tha kryedemokrati duke hedhur poshtë akuzat që i janë bërë Shkëlzen Berishës për tregti armës me Diverolin.

Një tjetër temë “e nxehtë” ishte “21 janari” dhe vrasja e 4 protestuesve në tubimin e opozitës së 2011-ës. Berisha këmbënguli se nuk do të largohej në asnjë mënyrë nga zyra e tij.

“Nëse më thotë mua kush pse ndenja në Kryeministri, unë aty do të rrija deri në minutën e fundit, nuk lëvizja unë nga vendi. Edhe me çmimin e jetës sime në radhë të parë, sepse unë nuk tradhtoja as postin, as flamurin, as detyrën. Unë nuk kam qenë aty dhe jam kthyer me vrap dhe ja futur brenda në zyrë. Atë e kam bërë unë, jam njeri i detyrës”, – tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike. Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

/LAPSI.al



11 Comments

  1. Xeni eshte hamshor…
    Te shpartallon drogaxheshken patronazhiste, dhe mami kurven zboriste proletare…
    T’ua shkund dhe luchidon te gjitha vrimat dhe tubat e piste.
    Bushtra te kuqe.

    1. prandaj merr hormone mashkullore se eshte hamshor hahahahahah Zenit Saliut nuk i punon kari dhe mban grua me qera saper tu dukur o bythqir mullaresh

  2. Sipas Bushatit me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.

    “Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komisioni. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD.

    1. o debil, mos shkëput paragrafe pa kuptim nga mjerua, shkruaj ndonjë gjë me kokën tënde, në paç kokë, idiot.

  3. Si ne komunizem 40 vjet me Zogun keta me Gerdecin. Skandale dalin cdo dite , po ti leme se kemi Gerdecin nga Regjizori Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *