• |
ide | kryesore

Protesta e 11 shkurtit/ Instalohen kamera në Bulevard, 1100 efektivë planifikohen në terre

-Instant, Arkiva



Policia e Shtetit ka nisur marrjen e një sërë masash për protestën e thirrur nga opozita ditën e nesërme. Mendohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Sikurse në protestat e mëparshme mësohet se do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Ndërkohë, në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë. Po ashtu raportohet se dyert e kryeministrisë pritet të blindohen me veshje metalike.

Aktualisht, policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë. Ndërkaq, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *