• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Java nis me kthjellime

-Instant, Lajme, Të fundit



Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar që java të nisë me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do te shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa kthjellime më të dukshme do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore.

Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së hënë territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovë, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Veri-Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë.

Maqedonia e Veriut

Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet shtim i vranësirave në zonat veri-veriperëndimore Por nuk priten reshje. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten nga dita në ditë në të gjithë MV.

Rajoni dhe Evropa

Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar në veriperëndim të Evropës; ishujt britanikë dhe Alpet e Evropës do të dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu herë pas here do të ketë stuhi të forta ere. Do të vijojnë reshjet e shiut dhe dëborës në brigjet e Turqisë si pasoje e depërtimit të acarit Siberian. ndërsa me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta paraqiten gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *