• |
ide | kryesore

Rikthimi më i bujshëm ndonjëherë ishte ai i Rihannës

Paparazzi, Slider



Rihanna ka ndezur skenën mbrëmjen e djeshme me performancën e saj në “Super Bowl 2023 Halftime Show.” Kjo ishte performance e parë e yllit pas një shkëputje relativisht të gjatë nga muzika.

Gjatë hapjes së performancës së saj Riri konfirmoi gjithashtu se është në pritje të bebit numër 2. Këngëtarja shkëlqeu në këtë dalje të saj, dhe këtë nuk e themi vetëm ne apo publiku, por edhe ish i dashuri i saj, Chris Brown.

Ky i fundit ka bërë një postim në Instagram pas performancës së Rihanna-s. “Vazhdo, vajzë,”-ka shkruar Chris në Instastory.

Kujtojmë që historia e dashurisë e Chris Brown dhe Rihanna-s ka qenë një ndër më të koklaviturat në botën e showbiz-it. Ish-çifti u lidhën për herë të parë në vitin 2007, për tu ndarë dy vite më vonë, kur u zbulua se Brown e kishte sulmuar fizikisht Rihanna-n përpara “Grammy Awards 2009”.

Për këtë veprim të tij ai madje u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vjet liri me kusht.

Dyshja u bashkuan sërish në vitin 2012, ku vazhduan të dilnin për rreth një vit, përpara se kësaj here t’i jepnin fund përfundimisht romancës së tyre.

Nga ana tjetër aktualisht Rihanna është në një marrëdhënie me ASAP Rocky-n me të cilin ka edhe një djalë, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *