• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol në Sarandë/ Dëme në shtëpitë përreth: Xhama e orendi të shkatërruara

-Instant, Lajme, Të fundit



Dëme të mëdha materiale kanë pësuar shtëpitë përreth hotelit “Bizant”, i cili u prish sot pas shpërthimit të një lënde eksplozivi. Banorët shprehen se në banesat përgjatë vijës bregdetare në Sarandë, pranë hotelit, ka xhama e orendi të thyera, ndërsa rrëfejnë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa shtëpitë janë tronditur.

“U hodha nga krevati, mendova se ishte tërmet, dal në ballkon dhe shoh xhama të thyer. Zbritëm poshtë, ballkoni dhe shkallët e shtëpisë u mbushën me tym, nuk shikoje asgjë. Ndjemë një tronditje, ishte një tmerr. Mirë që ishte herët dhe nuk kishte njerëz jashtë se do të kishte të lënduar. Shkova në shtëpinë e një komshiu që jeton në Francë. Çdo gjë ishte e thyer, xhama, korniza. Gjithë ana e detit është e dëmtuar”, shprehet një banore e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *