• |
ide | kryesore

Calhanoglu, apel për Turqinë e tij të shkatërruar nga tërmeti: “Ju kërkoj të na qendroni pranë”

-Instant, Sport
Calhanoglu



Asisti më i bukur i karrierës për Hakan Calhanoglu. Lojtari i Interit është në vijën e parë për të ndihmuar Turqinë e tij të shkatërruar nga tërmeti. Turku, në një monolog për Le Iene e transmetuar te Italia 1, kërkoi ndihmë: “Italia më ka mirëpritur dhe për fat të keq Italia e di mirë se çfarë do të thotë të jesh i goditur nga një tërmet. Kështu që unë nuk do të zgjatem, por ju kërkoj me me gjithë zemër, pavarësisht nga tifo, kombësia dhe besimi juaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit”.

Lexo më tej: Mertens e gruaja e tij ndihmojë në Turqi: ngarkojnë pako për viktimat e tërmetit

APELI TE ‘LE IENE’

“Unë quhem Hakan Calhanoğlu, jam futbollist dhe kam lindur në Gjermani, por një zemër turke rreh brenda meje… Jam martuar me një vajzë me origjinë turke. E po e rrisim vajzën tonë me vlerat e kulturës sonë. Unë jam me krenari kapiten i kombëtares turke sepse gjithmonë e kam menduar Turqinë si atdheun tim. Fatkeqësisht prej rreth 10 ditësh jeta ime ka ndryshuar. Sepse nën rrënojat e shkaktuara nga ky tërmet i tmerrshëm që të gjithë e kemi parë në televizion, bashkatdhetarët e mi, tifozët e mi por mbi të gjitha vëllezërit e mi, kanë nevojë për ndihmën tonë tani. Ndihmën e të gjithëve ne.
Italia më priti dhe për fat të keq Italia e di se çfarë do të thotë të jesh i goditur nga një tërmet. Ndaj nuk do të zgjatem. Por ju kërkoj me gjithë zemër, pavarësisht mbështetjes, kombësisë dhe besimit tuaj, të na qëndroni pranë. Faleminderit” përfundoi Calhanoglu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *