• |
ide | kryesore

Video/ PSG nervoz pas humbjes në Champions: gjesti i shëmtuar i Sergio Ramos pas ndeshjes

-Instant, Sport, Video
Ramos



PSG humbi ndeshjen e parë të 1/8 të Champions kundër Bayern 1-0, në Parc des Princes. Pas ndeshjes Sergio Ramos u shfaq nervoz kur lojtarët shkuan për të përshëndetur ultrasit poshtë sektorit. Një disfatë e rëndë ajo e pësuar mbrëmë ndaj Bayern Mynih, sidomos kur vjen pas disfatës në Ligue 1 ndaj Monaco dhe eliminimit nga Kupa e Francës nga Marseille. Një gabim i Donnarumma në goditjen e Coman thjeshtoi rrugën për bavarezët. Bayern në ndeshjen e kthimit, përvec avantazhit, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre. Ata francezë, nga ana tjetër, kontestuan skuadrën në fund të ndeshjes së Champions League.

Nuk mjaftoi hyrja e Kylian Mbappè pas disavantazhit. Fenomeni francez arriti edhe të shënonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Nuno Mendes. Edhe Messi ishte afër shënimit, i ndalur nga një mbyllje e mrekullueshme e Pavard. Francezi u përjashtua në fund të ndeshjes për një faull ndaj argjentinasit.

SERGIO RAMOS KUNDËR FOTOGRAFËVE

Nervozizmi i lojtarëve të PSG-së për humbjen u duk qartë. Sidomos kur ata shkojnë në sektorin e ultrasve për të kërkuar falje për ndeshjen zhgënjyese. E dëshmon këtë gjesti i Sergio Ramos, i cili shfreu zhgënjimin e tij me një gjest të shëmtuar. Ish-lojtari i Real Madrid ishte një nga më të mirët, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. E ndërsa ai ishte para tifozëve me pjesën tjetër të skuadrës, ai bëri një gjest të pamotivuar. Ramos shtyu me forcë dy fotografë në turmën e krijuar rreth lojtarëve nën sektorin ultras.

Një gjest i pamotivuar që për pak sa nuk shkaktoi një sherr mes futbollistit dhe fotografëve. Ata ishin aty për të bërë punën e tyre dhe u përplasën aksidentalisht me mbrojtësin spanjoll. Kur një stjuard ndërhyri për të qetësuar gjakrat, Sergio Ramos u drejtoi edhe disa fjalë të rënda fotografëve. Një episod që ndodhi para tifozëve dhe që nuk kaloi pa u vënë re as nga shtypi, që nxitoi të mbronte kolegët e shtyrë pa asnjë arsye nga mbrojtësi i PSG-së.



3 Comments

  1. O vella po edhe ata te Bayern kane qene kampion dhe nenkampion bote, se mos kujtove se po luante P.S.G kunder Selenices?
    Upamecano Pavard dhe Coman nenkampione bote ndersa Muller me shoke
    kampiona bote ! Ne transfertmarkt Bayern kushton 1 miliarde euro ndersa P.S.G-ja 890 milione euro .
    Te qenka djegur skedina, por meso qe here tjeter te mos luash lloto kunder Bayern, dhe te vesh per nje ekip kartoni si P.S.G-ja leket e tua ,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *