• |
ide | kryesore

Aksioni tek shtëpia e Erion Alibejt, gjendet një makinë gati për atentat (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan



Një makinë u gjet e braktisur në një ndërtesë të vjetër në Elbasan, ndërsa thuhet se ajo do të përdorej për një ngjarje të rëndë kriminale.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se mjeti luksoz, të cilit policia i ka hequr dhe targat, është lëvizur nga vendi i ngjarjes në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, janë sekuestruar 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë), ndërsa mjeti u gjet pranë banesës së Erion Alibejt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, pas kontrolleve të hetuesve brenda mjetit, ky i fundit është dërguar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, për t’iu nënshtruar të tjera kontrolleve, për gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në arrestimin e poseduesit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *