• |
ide | kryesore

Video/ Jackson ndalet nga shtylla: Egnatia ndal Vllazninë, por ishte më afër fitores

-Instant, Sport, Video
Jackson



Vllaznia nuk arrin t’i japë vazhdimësi rezultateve dhe bën përsëri një hap prapa në vrapin drejt titullit. Egnatia merr një tjetër rezultat pozitiv, por Tetova mund të jetë i pakënaqur. Skuadra e tij ishte më pranë fitores dhe u ndal nga shtylla, që dëshpëroi Jackson në pjesën e dytë.

Të dyja skuadrat e nisën lojën me një ritëm të ulët, duke mos prodhuar shumë raste në pjesën e parë. Vllaznia u mundua të shfrytëzonte dëshirën për të dalë përpara të vendasve, por nuk ia arriti. Për Egnatia debutoi Memolla, por të besuarit e Tetovës nuk bënë më shumë se të mbanin ekuilibrin. Dwamena dhe Marku dhanë sinjalet e vetme të 45 minutave të para.

Në të dytën ndryshoi diçka në lojën e ekipeve, por sërish pa gjetur golin. Rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Egnatia, me Jackson. Goditja e tij kaloi pas shpinës së Zogovic, por u stampua në shtyllë. Pati edhe momente proteste nga ana e shkodranëve, që kërkuan karton të kuq për Dwamena. Sulmuesi shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutën e 64’, por u sanksionua vetëm me të verdhë.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, po aq sa dhe Erzeni, ndërsa Vllaznia shkon 35 pikë duke qëndruar në vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *