• |
ide | kryesore

21-vjeçarja polake: Unë jam Maddie McCann dhe kam prova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Maddie



“Unë jam Maddie McCann”. Janë fjalët e vajze të re polake, Julia Wendelt, e cila ka krijuar një llogari në Instagram të titulluar @iammadeleinemccan. Ajo pretendon të jetë Madeleine “Maddie” McCann, vajza britanike e zhdukur në Portugali në vitin 2007. Sipas versionit të hetuesve gjermanë vajza është vrarë menjëherë pas rrëmbimit të saj nga pedofili gjerman Christian Brueckner.

Sipas Daily Mirror, 21-vjeçarja polake, beson se mosha e saj në dokumente është e rreme. (Madeleine do të ishte 19 vjeç sot). Ajo thotë se filloi të dyshonte se ajo ishte Maddie pas aludimeve të bëra nga gjyshja e saj. Ajo apelon që prindërit e Maddie të pranojnë të krahasojnë ADN-në. Në mbështetje të pretendimeve të saj, Julia Wendelt ka postuar foto të shumta në Instagram me detaje që sipas saj vërtetojnë identitetin e saj të vërtetë. Ajo vëren një pikë në syrin e saj të djathtë dhe një shenjë lindjeje në këmbën e saj.

“Mendoj se unë mund të jem Maddie. Duhet të bëj një test të ADN-së. Hetuesit britanikë dhe polakë më injorojnë. Unë do të vazhdoj të tregoj historinë time. Më ndihmoni” – shkruan ajo. Llogaria mblodhi mbi 200 mijë ndjekës brenda disa ditësh.

Julia tha se ishte në kontakt me një kushëri të Madeleine, me të cilin kishte folur për mundësinë e krahasimit të ADN-së së saj me atë të prindërve të fëmijës, Kate dhe Gerry McCann. Vetë familja nuk ka komentuar zyrtarisht deri më tani. Sipas postimeve të fundit të Julias në faqen e saj në Instagram, të dy prindërit e Maddie kanë pranuar t’i nënshtrohen një testi të ADN-së.

Rasti i zhdukjes së Maddie dominoi lajmet për shumë vite. Vajza e vogël u zhduk në moshën 4-vjeçare nga një shtëpi pushimi në Algarve të Portugalisë teksa prindërit e saj po darkonin disa dhjetëra metra larg. Megjithëse hetimet gjermane arritën në përfundimin se Brueckner ishte fajtori trupi i saj nuk u gjet kurrë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nqs do isha babai i saj menjehere do njoftoja autoritetet dhe do kerkoja testin e ADN. Nqs prinderit hezitohne atehere ka dicka qe nuk shkon

  2. Nuk është se çdo kush që prezantohet si vajza e humbur është ajo. Në një vështrim të imët sidomos tek syri i djathtë tregon që nuk është ajo.Maddie e vërtetë ka një shenjë të veçantë te ai sy. Një nishan.Kjo tjetra nuk e ka.Dhe e bën vetëm për famë siç ndodh rëndom në këto raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *