• |
ide | kryesore

I dehur në timon dhe konflikte, 2 të arrestuar dhe një i proceduar në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët jan kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Shtetasi A.B, 66 vjeç, për shkak se ka drejtuar automjetin i dehur është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A.Z.

I proceduar në gjendje të lirë është shtetasi A.M, 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K.D dhe i ka dëmtuar xhamin e makinës.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin K. D., si dhe i ka dëmtuar atij, xhamin e automjetit.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan shtetasit:

-A. Rr., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin A. Z.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *