• |
ide | kryesore

Një tërheqje e Berishës, hap i vogël për një ndryshim të madh

-Instant, Blog



Nga Bardh Frangu

Zhvillimet në Shqipëri janë tepër shqetësuese për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Për më keq nuk ka asnjë shenjë të vetme që të ngjallë shpresën se mund të dilet nga kjo krizë e thellë politike dhe morale, përkundrazi gjithnjë e më shumë kemi shenja të dukshme se ky shtet po futet nën kthetrat e mafisë, e cila ka kohë që dikton edhe vullnetin e qytetarëve të shprehur nëpërmjet një vote plotësisht të kontrolluar nga pushteti.

Është e dukshme se transicioni në këtë vend vazhdon të zhvillohet në dy binarë paralel; në njërin nëpërmjet përballjes së komunizmit me antikomunizmin dhe në një tjetër nëpërmjet elementit gjeografik, përkatësisht përballjes Veri-Jug. Në kontekst të kësaj më duhet të ritheksoj një pandehmë profetike të një miku nga Tirana, i cili në prag të zgjedhjeve të viti 2013, më pat thënë tekstualisht: “Nëse fitojnë socialistët, demokratët mund të kthehen në pushtet vetëm atëherë kur Kosova do të bashkohet me Shqipërinë”. Kjo gjë po dëshmohet gjithnjë e më shumë. Kjo gjë u dëshmua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku demokratët fituan vetëm qendrën kryesore të Veriut, përkatësisht Shkodrën.

Kur kësaj i shtojmë faktin se gjuha para së gjithash është çështje politike, shohim se sulmet që i bëhen standardit të gjuhës janë po në këtë vijë të ndarjes territoriale, e cila mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për vendin. Një refleksion të tillë ndarjeje paraqet edhe Ballkani i hapur, i cili në thelbin e vetë është një krijesë ortodokse.  Në këtë kontekst provohet të ndërtohet edhe narracioni se Veriu sikur përfaqëson ndryshimet demokratike, ndërsa Jugu sikur përfaqëson një konservim të diktaturës komuniste, të identifikuar me socialistët, të cilët vazhdojnë të kenë shenjë dalluese propagandën si një lloj dhune të ngjashme me atë të diktaturës. Mjafton të analizohet vetëm propaganda e kryebashkiakut të Tiranës dhe të bindeni për këtë.

Sigurisht që konflikti ndërmjet të majtës, të identifikuar si bartës të ish diktaturës dhe të djathtës, të identifikuar si bartës të logjikës antikomuniste, është një konflikt që për gjatë kohë do ta mbajë Shqipërinë të mbërthyer në një konflikt, i cili do të pengojë krijimin e hapësirave për iniciative qytetare, kaq të nevojshme për zhvillimin e demokracisë. Kështu është gati e pamundshme të krijohet klimë e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po çështja është si mund të dilet nga kjo krizë dhe cili mund të jetë njëri nga hapat që do të mund të diktonte një rrugë shpëtimi. Ndërsa socialistët kanë arritur që në një masë të madhe ta kriminalizojnë edhe shoqërinë dhe ta kontrollojnë atë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të pakrahasueshëm me cilindo vend të Evropës, demokratët të ndodhur në një situatë të riorganizimit të brendshëm partiak, me në krye liderin e tyre Berisha, i cili si i sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kësaj gare politike i është futur si shumë i  hendikepuar, pak gjasa ka që të ndodhë ndonjë ndryshim i mundshëm.

Në kontekst të kësaj besoj se një hap i mirë do të ishte sikur Berisha publikisht të hiqte dorë nga ambiciet e tij për kryeministër dhe të fokusohej vetëm në udhëheqjen e partisë. Në këtë kuptim ai do të ndiqte shembullin e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, i cil vazhdon të jetë kryetar i partisë, por pa pasur ndonjë funksion në ekzekutivin e shtetit. Kështu në një mënyrë Berisha do të ishte edhe më i pranueshëm jo vetëm për elektoratin e partisë së tij, por edhe për elektoratin gri si dhe për faktorin ndërkombëtar, përkatësisht për diplomacinë e huaj, përfaqësuesit e të cilës nuk do të ishin të obliguar që të kishin punë me të. Për më tepër, ndërsa tek ne shqiptarët edhe për shumë kohë do të vazhdojë të dominojë logjika e partisë shtet, Berisha do të ndjehej si njeriu i parë, gjë e nevojshme për egon e tij prej antikomunisti dhe lideri të pakontestueshëm.

Hapi ngjit me të do të ishte ai i formimit të një qeverie në hije. Kaq e nevojshme është kjo jo vetëm për elektoratin e të djathtës, por për qytetarët shqiptarë në përgjithësi që të shohin se cili do të ishte modeli qeverisës dhe cilët do të ishin emrat  që do të përfaqësonin këtë qeveri në përpjekje për ndërrim të pushtetit. Sigurisht që shumë i rëndësishëm do t ishte emri i kryetarit të kësaj qeverie në hije, përkatësisht i kryeministrit. Për situatën aktuale mirë do të ishte që emri i kryeministrit të vinte nga shoqëria civile, ndërsa nëse vije nga partia, së paku të ishte një nga ata që në jetën publike nuk ka përdorur zhurmën si argument (gjë e zakonshme kjo për politikanët shqiptarë) dhe që është një emër i respektuar sa në veri po aq edhe në jug. Këta dy hapa të vegjël do të kishin ndikim edhe në zgjedhjet lokale që janë në prag e në veçanti për ato qendrore që për gjendjen në të cilën ndodhen demokratët nuk janë fare larg. ©lapsi.al



7 Comments

  1. Ore cope gomar.

    Mos na bej per te vjelle me fjalet:

    shoqëria civile

    Shoqeria civilization ne Shqiperi eshte FONDACIONI SORROS

    qe me LIGJ, I dha te drejten vehtes te jete ne Imstitucione Kushtetuese, duke I sherbyer Kryeministrit dhe axhendave te Sorrosit.

    1. Kush ja kep te drejten organizatave te financuar nga qarqe te huaja te paidentifikuara ose nga njerez te vecante te huaj qe te nderhyjne ne Kushtetute? Ne Kushtetute hyjne vetem perfaqesuesit e popullit qe jane zgjedhur me Vota te lira dhe perfaqesojne elektoratin e vet. Keto OJQ kush i ka zgjedhur linda kurva apo Edi Flama qe ishte prostitut me kek ne France dhe paguhej per sex homoseksual? Kush ja jep te drejten ketyre? Rusia, Kina dhe shume shtete i kane hequr keto Organizata Gangrenash te financuara nga Cifuto Sataniket amerikan

  2. O Bardhziu!!!Po kush je ti që thu që tërheqja e Berishës sjell ndryshim!!!I tërhoq Berisha një herë dhe e pamë se çu bë. PD u shkatërru dhe i mor peng nga Rama.Ai me ndërhyrjen e tij e shpëtoi PD por dhe pluralizmin.Po Ramën e harrove?Ai po duhet largu se e shkatërroi Shqipërinë.Berisha e di vetë se si vepron se është politikan kalibri.

  3. Artikull shkruesi me la pershtypjen se nuk jeton ne Shqiperi, ai e sheh shqiptaret nga mijra kilomentra larg. Shoqeria jone e polarizuar keqas ne radhe te pare nga pabarazia sociale eshte e fragmentizuar dhe e nervozuar keqas ndaj fatit te saj. Rama nje kryeminister arogant dhe i paafte ka treguar se nuk ka ndjeshmeri sociale perkundrazi ai ka mllef nga fukaralliku qe dhe vete eshte shkaktari. Berisha eshte sot nje lojtar politik qe nuk i duhet shqiperise. Shqiptaret demtojne veten nga riciklimi i ketij poilitikani qe ka deshtuar ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe ishin politikat e tija ekonomike e koruptive qe krijuan kushte per fillimin e asaj qe e quajme “oligarki” Dallimet Veri-Jug ne radhe te pare jane ekonomike e pastaj hapen ne dialekt e kulture e mentalitet. Por thelbi eshte kush do ti pervetesoje pasurite e kombit. Kemi jetuar dhe kemi pare se si individ nga Jugu e Veriu kur jane ne pushtet egoja per pasuri e pushtet apsolut eshte tipar karakteristik i perbashket i tyre.

  4. Filoxof per bese! “Nje hap i vogel per njeriun por nje hap i madh per humanitetin” Cilidoqofte, kunder hajduteve eshte in mirepritur nga shqiptaret,te tjeret dhe me ty jane te shitur tek banda!

  5. Berisha e beri hapin tete vjet ma pare o legen, dhe opozita u shkatrrua, Qen qe paguhesh nga hajduti per te futur thika pas shpine duke perdorur thenje nga te tjeret e gjoa fjale medha por te kopjuara, lango!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *