• |
ide | kryesore

‘Hakmarrja për Drejtësi’/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbyllet kapitulli i “Hakmarrjes për Drejtësi. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit të Prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.
Vendimi u shqyrtua këtë te marte ku trupi gjykues vendosi mospranim të rekursit të bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kishte kerkuar rikthim të çështjes për gjykim ne shkalle të parë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt te vitit 2017, ku të pandehurit u liruan nga akuzat, të gjithë anëtarët e kësaj bande të dënuar nga të gjitha shkallët e tjera të gjykimit.
Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.
Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur afro tre dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.
Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991. Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Vendimi i Apelit
Në shkurt 2016 Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda i rrëzoi të gjitha këto akuza, duke dhënë me vendim të formës së prerë pafajësi dhe lirim nga çdo akuzë për të gjithë të pandehurit. Sipas Gjykatës, provat kryesore të paraqitura në proces ose ishin absolutisht të papërdorshme, ose ishin marrë në formën e gabuar ligjore e procedurale, çka i bënte ato të pavlefshme.Prokuroria ishte kundër vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi në atë seancë që dosja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë për një rishqyrtim të plotë gjyqësor. “Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të datës 1.07.2008”, u lexua vendimi i shkurtuar, i cili deklaroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit e dosjes.Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë të caktuara në mungesë ndaj të pandehurve, si dhe lirimin e dy të pandehurve që ndodhen në qeli, Gentian Çaka dhe Dritan Hate.Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda u dha më 13 shkurt 2017 dhe menjëherë KLD-ja deklaroi nisjen e një hetimi për këtë rast.



2 Comments

  1. lul berisha jashte , grupi i dokles jashte, bajrajt jashte, hakmarrja jashte , tani edhe hakmarrja eshte jashte,

    shtoji ketu me qindra dhe mijra te rinj te rekturatuar nga bandat pas 2013 nga sajmir tahiri dhe edi rama

    krimi ka marre ngjzren e ridhjerjes, mut ka qene dhe mut eshte por muti ka marre dhene ne shqiperine e edi rames

    se harrum shullazin, aldo baren dhe dritan dajti te cilet do dalin ne 2024 para zgjedhjeve te parlamentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *