• |
ide | kryesore

Video/ Leipzig, ja si një tifoz arriti Haaland në dhomat e zhveshjes: e gjitha direkt në TikTok!

-Instant, Sport, Video
Leipzig



Invazioni i fushës nuk është një gjë e re në futboll. Por ajo e djaloshit në Gjermani që hyri deri në tunelin e dhomave të zhveshjes është e paprecedentë. Pas barazimit mes Leipzig dhe Manchester City në Champions League, një tifoz hyri fshehurazi në fushë. Ai madje arriti të hynte në tunelin e dhomës së zhveshjes e vetëm aty e ndaluan. Idea e tij ishte të provonte të bënte një foto me Erling Haaland. Provën e tij djaloshi ka dashur ta transmetojë live në TikTok. E ndoshta edhe ky fakt i ka habitur punonjësit e sigurisë. Gjithsesi, invazioni është dëshmi e shkeljes së sigurisë që ekziston në stadiumet kryesore të futbollit evropian.

Lexo më tej: Video/ Lukaku thyen rezistencën e Portos me 10 lojtarë: Gvardiol i heq buzëqeshjen Manchester City

Sido që të jetë, duket se tifozi besnik nuk ka mundur të ketë foton e tij të shumëpritur me idhullin e tij në Leipzig. Siç mund të shihet në videon e tij në TikTok, një oficer e kap nga krahu kur ai kishte përshkuar gjithë fushën e ishte brenda dhomës së zhveshjes. Më pas, video përfundoi, kështu që ai me siguri duhej të merrej me punonjësit e sigurisë, që me sa duket e kanë urdhëruar të largohet.

@mr_hamza0709

@zeynel9 ihr schuldet meinem Couseng noch was❤️🐐🥇@Manchester City #manchestercity #mancity #fy #fyp #fußball #football #haaland #halland🇳🇴 #erlinghaaland #goat #zeynel #stadion #rbleipzig #mancity #fypシ゚viral #gönnmalfy #gönnmalfy #flitzeralarm #flitzerfußball #flitzer😂 #stadion #sicherheitsdienst #haalandedit #fypsounds #fyodonggggggg #fyopage #fyppppppppppppppppppppppp #fypp

♬ Montagem relaxa mente – Johan🐐

https://www.tiktok.com/@shahab315315/video/7203260968380402950



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *