• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë turisti francez në Skrapar, mister rrethanat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
francez, Elbasan



Një 49-vjeçar francez është gjetur i pajetë në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar. Shtetasi francez mësohet se ishte akomoduar në këtë bujtinë si turist. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së turistit francez.

“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit” – thuhet në njoftimin e policisë së Skraparit. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Shpresoje që policija, dhe prokurorija, mose të sjellen si në rastin fate keq të vajzez nga Kina… Se pse ne kemi një policie dhe prokurorie vje meet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *