• |
ide | kryesore

“Skuadra s’ka bërë asgjë”. Mezani e ka me lojtarët, Tetova provokon: “U mbyllën se nuk donin të humbnin”

-Instant, Sport
Mezani



“Më kënaqi loja agresive. Shkurtaj ka luajtur në gjithë këtë periudhë dhe e lash të pushojë. Guindo më dha sinjale të mira me Erzenin. Ai ishte shumë mirë sot, ka punuar shumë. Kemi një sulmues që do ta ndihmojë ekipin në vijim”. Gentian Mezani duhet të jetë i kënaqur me 0-0 e marrë kundër Egnatias në Rrogozhinë. E megjithatë, tekniku ka parë gjëra që edhe nuk i kanë pëlqyer: “Një nga gabimet që bëmë ishte dhe lëvizja me topin, por do ti rikuperojmë. Duhet të shohim mangësitë që kemi si ekip. Të paktën nuk pësuam gol, është rezultat pozitiv. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Mezani pastaj e rriti dozën e kritikës: “Skuadra s’ka bërë asgjë – tha ai -. Ka detyrim të arrijë objektivin, sepse kemi lënë shumë pikë në kampionat. Duhet të shohim përpara. Iu bëmë presing, qarkulluam topin, thyem aksionet e tyre, nuk ua dhamë mundësinë për të goditur. Ne patëm raste edhe pse nuk shënuam”.

Lexo më tej: Video/ Laçi bllokoi Dwamena, Mezani del pa pësuar nga Rrogozhina: Egnatia duhet ta luajë kualifikimin në kthim

TETOVA: “I KEMI MARRË 9 PIKË LAÇIT, POR KUPA…”

“Laçi kishte ardhur ndryshe, ishte i tërhequr në mbrojtje. Patëm momente që dolëm jashtë detyrave në pjesën e parë. E morëm kontrollin në pjesën e dytë. Për pjesën taktike kemi pasur probleme, patëm hapësira mes linjave”. Edlir Tetova, tekniku i Egnatias ka rezerva për sjelljen difensive të kundërshtarit. Barazimi 0-0 në shtëpi e ka komplikuar cështjen e kualifikimit për rrogozhinasit. Ndoshta edhe për këtë Tetova ka shigjetuar kurbinasit. “Ne i kemi marrë 9 pikë Laçit në kampionat, por ndeshja në Kupë është ndryshe. Ata u mbyllën në mbrojtje se nuk donin ta humbisnin. Pjesën e parë nuk ia arritëm të sulmonim, por në pjesën e dytë ndryshuam. Përsa i përket Kupës, është ndeshje e vështirë sepse Laçi ka qenë në çerekfinalet dhe gjysmëfinale vitet e fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *