• |
ide | kryesore

Futbolli humbet sulmuesin legjendar francez, Just Fontaine: rekordmeni historik i golave në një Botëror

-Instant, Sport
Fontaine



Mitet janë të pavdekshëm vetëm në kujtime dhe në faqet e historisë, edhe nëse janë kalimtare si ata që flasin për një top që rrotullohet. Në jetën reale ata largohen, si gjithë të tjerët. Just Fontaine, së bashku me Kopa, Platini, Zidan, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit francez. Në fakt, jo vetëm atij, duke qenë se mban një rekord të jashtëzakonshëm. Fontaine është njeriu që ka shënuar më shumë gola në një Botëror të vetëm. Francezi tundi rrjetën 13 herë në edicionin suedez të vitit 1958. Fontaine u largua nga kjo botë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

Një karrierë e diktuar nga dëmtimet, por që nuk e kanë penguar të hyjë në numrin e vogël të sulmuesve më të fortë të të gjitha kohërave. I lindur në Casablanca në gusht 1933, ai filloi karrierën e tij në Marok përpara se të transferohej në Francë. Fillimisht ai luajti për Nice dhe për Stade de Reims në vitin 1956. Ai fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Kampioneve 1959 kur arriti në finale. Keqardhja është humbja më pas kundër Real Madrid i 5 sukseseve radhazi.

KARRIERA SI TRAJNER…

Fontaine u tërhoq ende pa mbushur 30 vjeç, në vitin 1962. Shkaku ishin problemet e shumta fizike që nuk pushuan së munduari gjatë gjithë karrierës së tij. Ai nisi punën si trajner dhe drejtoi kombëtaren franceze, por vetëm për dy miqësore. Pastaj e provoi me atë të Marokut, para se të merrte PSG dhe Toulouse në vitet 1970. Për të gjithë futbolldashësit sulmuesi do të mbetet një legjendë për atë arritje të vitit 1958. Një rekord që kampionët e shumtë që kanë luajtur në një Kupë Bote në 64 vitet e fundit nuk kanë arritur ta kapërcejnë, apo edhe ta barazojnë. E kjo, pavarësisht numrit më të madh të ndeshjeve që luhen në botëror, në krahasim me kohën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *