• |
ide | kryesore

Dua Lipa, në një romancë dashurie me ish partnerin e Rita Oras

Paparazzi, Slider



Dua Lipa po përflitet së  fundmi për një romancë dashurie. Të martën, këngëtarja u pa duke u larguar nga sfilata e Javës së Modës në Paris të Saint Laurent me Romain Gavras.

Të dy ishin veshur me të zeza ndërsa dolën dorë për dore nga eventi. Nuk ishte hera e parë që dyshja nxisin aludiem; Lipa dhe Gavras u panë duke lënë një festë në Londër së bashku muajin e kaluar.

“Ata u ulën pranë njëri-tjetrit. Dukeshin shumë të dashuruar, ai e bëri atë të qeshte disa herë!” tregoi  një dëshmitar okular për ET. “Pas darkës,  dolën jashtë restorantit dhe para se të largoheshin nga njëri-tjetri,  ndanë një puthje. Ata ishin në botën e tyre të vogël.”

Megjithatë, muajin tjetër, Dua tha se ishte beqare në podkastin e saj. “Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh ajo. “Është vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jesh si egoiste, gjë që nuk kam pasur kurrë mundësinë ta bëj. Por kur gjen dikë që të zbut dhe të qetëson vërtet… bën një ndryshim të madh!”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/01/elton-john-flet-per-dua-lipa-e-adhuroj/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *