• |
ide | kryesore

“Vrasja e një gruaje e barabartë me 2 burra”, Kanuni sjell përplasje në protestën për masakrën e Kamzës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deklarata e një pjesëmarrësi në protestën e thirrur nga shoqëria civile për 3 gratë e vrara një ditë më parë në kryeqytet ka sjellë përplasje mes pjesëmarrësve në të.

Protestuesi, i cili mbante në kokë një qeleshe të bardhë e cilësoi të turpshëm faktin që gratë nuk i ishin bashkuar protestës së thirrur, teksa kujtoi se në Kanun 1 grua e vrarë është baras me 2 burra.

“Gratë dhe nënat janë ajka e një populli. Po ta marrim me traditë, në Kanun, kur vritet një grua ajo llogaritet me 2 vetë. Ai vrasësi kur vrau gruan e parë duhet të ishte dënuar me 50 vjet në burg”, tha protestuesi.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershme të aktivisteve që organizuan protestën, mes të cilave Zhaklin Lekatari, e cila i ka kërkuar të mos u tregojë Kanunin dhe traditën, që sipas saj është shkaktare kryesore për dhunën ndaj grave.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *