• |
ide | kryesore

Lëvizja e radhës e Berishës/ Mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar në fundjavë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha lëvizja



Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e logos së Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë se cila do të jetë lëvizja e radhës.

“PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme” – tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Më pas ai ka zhvilluar një takim të gjatë në zyrën e tij me një pjesë të mbështetësve dhe kanë vendosur që të mbledhin forumet. Mësohet se të shtunën në orën 12.00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të vendosur cila do jetë lëvizja e radhës.

Vendimet e kryesisë do të diskutohen më pas edhe të dielën në orën 17.00 në një mbledhje të Këshillit Kombëtar. Në fokus do të jetë edhe mënyra se si PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Mitingu i sotëm provoi se atij nuk i shkon më në miting as “Foltorja”.

    Vendimi i gjykatës është në leksion demokracie brenda partisë. Nëse sot Berisha pranon vendimin dhe ikën, përçarja në PD mbaron.

    1. Ti duhet te jesh Ergys ZhulsMertiri me duket😂😂😂. O zhuls komunist, kryetarin e cdo partie e zgjedh anetaresia e vet dhe nuk e vendos as gjykata as mazhoranca. Ky eshte leksion demokracie!

  2. E ka thene Evi Kokalari.

    Berisha i ka thene teksualisht qe nuk i intereson cfare do te ndodhi me PD-ne pas tij.

    Berisha po terheq zvarre militantet thjesht ne funksion te interesave personale dhe te familjes se tij.

    Gjynah per ata te mjere qe i shkojne nga pas ketij politikani te diskretituar dhe dyfish Non Grata.

  3. E papare si keta langaraqe akoma i lepihet ketij shpellari. Nxirreni kete monster nje here e pergjithmone nga PD-ja.

  4. Vendimi thjesht ka forcuar poziten e Berishes ne krye te PD si dhe ka shtuar edhe me shume numrin e mbeshtetesve rreth tij. Kete e kuptojne shum mire dhe
    amerikanet qe ne ate salle sot ishin njerzit me te sikletosur dhe kokulur.

  5. Nuk do mbledhi kryesine e PDse o lapsi,do mbledhi kryesine e foltores dhe ne zgjedhje kesaj radhe te hyje me partine e lekut dhe pastaj te krijoje nje parti te re per zgjedhjet parlamentare,partine “Na bashkoi foltorja “…

    1. Po përmend Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. I kam miq dhe i dua fortë, por s’mund të pranoj të bëjnë thirrje të tilla kur i kemi provuar. Ne kemi provuar 97-ën

      Thirrja për dhunë e një gazetari është kalim i vijës së kuqe. Problemi ynë më i madh mes kolegësh është që s’arrijmë të themi në studio, ato që themi në kafe. Në Shqipëri ka gazetarë që bëjnë pallate dhe ndërtues që bëjnë gazeta!”.

  6. Levizja e radhes e vetmja qe i ka mbetur Berishes, eshte te asgjesoje veten politikisht, na tregoi se eshte nje qeveritar i deshtuar, i shpallur nongrata per korupsion nga SHBA dhe koha po tregon se ka dhe probleme psiqike. Ata qe jane ne anijen qe drejton Berisha kane shansin e fundit te shpetojne nga mbytja e sigurte e te largohen nga ky kapiten i çmendur.

  7. Akoma Berisha nuk don ta kuptoj qe ka perfunduar koha e tij. Zvarrit akoma demokratet me shpresen se do ti hiqet non grata. Largohu dhe leri demokratet te bashkohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *