• |
ide | kryesore

Qarkullonte me αrmë në makinë, prangoset 39-vjeçari në Vorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethi”. 39-vjeçari, Setbi Paci ka rënë në prangat e policisë pasi u kap teksa qarkullonte me një armë zjarri ‘pistoletë’ në makinë.

Shtetasi Setbi Paci u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”. Pas kontrollit të policisë, në kroskotin e automjetit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *