• |
ide | kryesore

Borussia Dortmund, Terzic paralajmëron Chelsea: “Duam të arrijmë në 8 më të mirat e Europës”

-Instant, Sport
Terzic



Borussia Dortmund e Edin Terzic po përgatitet të përballet me Chelsea, në kthimin e 1/8 të Champions League. Në ndeshjen në Stamford Bridge, verdhezinjtë janë thirrur në cështje të mbrojnë fitoren 1-0 në shtëpi: “Pas ndeshjes duam të gjejmë veten mes tetë skuadrave më të mira në “Evropë – ishte britma e betejës së trajnerit në konferencën për shtyp -. Kjo nuk ka lidhje me mua, por me ekipin. Do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë klubin”.

Më pas Terzic foli për disa individë në skuadër: “Haller po bën shumë mirë për momentin. Le të shpresojmë që momenti i formës së tij të shpërblehet me një gol. Reus është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. E ai duhet të merret gjithmonë në konsideratë për formacionin. Sidoqoftë ju të gjithë e dini se ai ka pasur disa dëmtime të lehta në muajt e fundit. Bellingham? Të gjithë e dinë potencialin e tij. Kur mbërriti këtu, kishte shansin të luante në Premier League, por ai zgjodhi Dortmundin. Ai na ndihmon ne dhe ne ndihmojmë atë. Jemi të lumtur që e kemi këtu. Ai është një lojtar që mund të na udhëheqë dhe presim një paraqitje të shkëlqyer nga ai këtë ndeshje”.

Më pas diskutimi kaloi te dëmtimi i Gregor Kobel. Ai e nisi sezonin si titullar, por mbeti në pankinë në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Leipzig: “Gregor iu nënshtrua trajtimit në Dortmund në dy ditët e fundit dhe po ndihej më mirë. Do të punojmë me të dhe do të vendosim para ndeshjes nëse mund të jetë gati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *