• |
ide | kryesore

Nga shpërndarja e kanabisit dhe kokainës te vjedhja e energjisë, 3 të arrestuar në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe një për vjedhje të energjisë elektrike.

Shtetasi K.Z, 44-vjeç, banues në Cërrik u kap me një sasi lënde narkotike Kokainë, ndërsa shtetasi B.B 23-vjeç, banues në Librazhd u kap me një sasi lënde narkotike, Kanabis.

Ndërkohë shtetasi Ilir Kovaçi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Ndalohet edhe një 40-vjeçar, pasi ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektike.

Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga, për paligjshmëri të ndryshme, 3 shtetas, konkretisht:

-K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;

-B. B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *