• |
ide | kryesore

Skandali i korrupsionit të arbitrave: Real Madrid bën lëvizjen për të fundosur Barcelonën

-Instant, Sport
Real



Real Madrid ka njoftuar se do të kërkojë të marrë pjesë si “palë e dëmtuar” në hetimin e prokurorisë publike të Barcelonës. Institucioni i drejtësisë ka nisur kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të saj hetimin për korrupsion, regjistrime të rreme të kontabilitetit dhe krime të tjera. Gjithcka nisi nga zbulimi i pagesave milionere që blaugranat i kishin bërë ish-zëvendëspresidentit të komitetit spanjoll të arbitrimit, Jose Maria Enriquez Negreira, përmes një kompanie që ai zotëron.

“Real Madrid shpreh shqetësim të thellë për seriozitetin e çështjes dhe rikonfirmon besimin e tij të plotë në veprimin e gjyqësorit. Kemi rënë dakord që, në mbrojtje të interesave tona legjitime, do të paraqitet para gjykatës si palë e dëmtuar”, thuhet në një shënim të lëshuar nga klubi madrilen.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

Sipas prokurorëve spanjollë, klubi katalanas mes viteve 1994 dhe 2018 i ka paguar më shumë se 7.3 milionë euro Enriquez Negreira. Ish-arbitri dhe ish-zëvendëspresidenti i komitetit të arbitrave të federatës spanjolle të futbollit paguhej për informacione për arbitrat. Dy nga ish-presidentët e klubit, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe Enriquez Negreira, janë gjithashtu të akuzuar për korrupsion.

Si Barça ashtu edhe Negreira kanë mohuar cdo parregullsi. Në nivel sportiv, Barcelona nuk është në rrezik të menjëhershëm. Kjo sepse çdo shkelje ka skaduar sipas rregulloreve të futbollit spanjoll, evropian dhe botëror. E këtë e ka deklaruar vazhdimisht presidenti i La Ligës, Javier Tebas. Megjithatë, në nivelin penal, personat fizikë rrezikojnë deri në katër vjet burg, ndërsa sanksionet ndaj klubit mund të çojnë edhe në shpërbërjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *