• |
ide | kryesore

Fansat, në mbrojtje të Angela Bassett pas reagimit në Oscars

Paparazzi, Slider



Fansat e Angela Bassett kanë komentuar reagimin “zemërthyer” ndaj fitimit të çmimit Oscar të Jamie Lee Curtis.

Kur Curtis e mposhti në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor t për rolin e saj në “Everything Everywhere All at Once”, Bassett dukshëm nuk buzëqeshi dhe nuk u ngrit në këmbë. 64-vjeçarja dukej e “dërrmuar” në krahasim me të nominuarit e tjerë Kerry Condon dhe Stephanie Hsu, me shumë përdorues të Twitter-it që e quajtën reagimin “të dyshimtë”.

Megjithatë, të tjerë erdhën në mbrojtje të aktores së “American Horror Story”. “Angela Bassett lejohet të jetë dukshëm e zhgënjyer që nuk e fitoi Oscarin”, shkroi një përdorues. Përdorues të tjerë të mediave sociale kritikuan Akademinë për vazhdimin e shfaqjes së fytyrës së Bassett-it, me një person që shkruante se ajo duhej të ishte “ngritur dhe të dilte … jashtë” nga dhoma.Një fans i katërt u kërkoi atyre që të kujtonin  fytyrën e Curtis kur Bassett fitoi një Golden Globe në janar, duke pretenduar se ajo dukej po aq e mërzitur.

Kur Jamie doli në skenë për të pranuar çmimin Oscar, ajo ia kushtoi trofeun “qindra njerëzve”. Aktorja e”Freak Friday” shpjegoi, “[Për] të gjithë grupin e artistëve që bënë këtë film, ne sapo fituam një Oscar. “Për të gjithë njerëzit që kanë mbështetur filmat e zhanrit që kam bërë për këto vite, mijëra e qindra  njerëz, sapo fituam një Oskar së bashku!” vazhdoi ajo. Curtis e mbylli duke falënderuar nënën dhe babanë e saj të ndjerë, Tony Curtis dhe Janet Leigh, të cilët ishin të dy të nominuar për Academy Awards në kohën e tyre./Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *