• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellimet pushtojnë të gjithë territorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Në vendin tonë vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë dominim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri vonë pasdite. Më pas vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore veriore. Gradualisht ato do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit. Mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *