• |
ide | kryesore

Video/ Tre gola për historinë, Egnatia në gjysëmfinale për herë të parë: Mezani pret ‘zyrtarizimin’

-Instant, F1, Sport, Video
Mezani



Nga shiu në breshër. Laçi duhet të ndryshonte marsh me ardhjen e Gentian Mezanit, por ndodhi e kundërta. Në vështirësi në kampionat, në zonën playout, tani kurbinasit përshëndesin edhe Kupën e Shqipërisë. 0-3 e sikletshme në kthim, në shtëpi, kundër një Egnatia të vrullshme. Rrogozhinasit arrijnë një objektiv historik, për herë të parë në gjysëmfinale të Kupës. Për bardhezinjtë jo vetëm Europa shuhet nga lista, por tani edhe Mezani është pothuaj i shkarkuar, në pritje të zyrtarizimit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 20’ me autogolin e Velkoskin i cili dërgoi topin në rrjetën e Selmanit. Goditje që Laci e ndjeu, pas 0-0 së ndeshjes së parë. Në minutën e 54’ Kasa dyfishoi shifrat për rrogozhinasit. Fitorja u vendos në minutën 66’ nga goli i Fernando. Në këtë mënyrë Egnatia kualifikohet në fazën tjetër, ndërsa Laçi i thotë mirupafshim kompeticionit.

Lexo më tej: Trajneri “dy javorsh” kthehet të bëjë hije te Laçi, Mezani bën sikur nuk kupton: “Nica ka pjesën e vet këtu”

Presidenti Pashk Laska, nervoz gjatë gjithë ndeshjes, u largua herët nga stadiumi. Rezultati ishte i qartë dhe numri 1 i klubit evitoi kontaktet me gazetarët. Mezani u largua menjëherë më pasnga stadiumi dhe nuk qendroi të udhëtonte me skuadrën. Me Stavri Nicën si këshilltar, pas shpine, shkrakimi i Mezanit duket cështje orësh. Sipas asaj që filtron nga klubi, rezultatet dhe objektivat e sfumuar janë të patjetërsueshme dhe të gjitha kanë një kosto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *