• |
ide | kryesore

“Bashkë fitojmë”/ Si do rregjistrohet koalicioni Berisha Meta në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi gjykatat dhe Ilirian Celibashi i refuzuan partisë më të madhe opozitare në vend regjistrimin në zgjedhje, PD-ja reale ka vendosur të përsërisë skenarin e 6 marsit duke u futur në garë bashkë me  Ilir Metën. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi të mërkurën në mbrëmje në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve koalicionin e tubuar reth slloganit ‘Bashkë Fitojmë’! Për të bërë më të pranueshëm këtë bashkim, dy forcat kryesore të opozitës kanë reshtuar përbri tyre edhe Partitë  Demokristiane dhe  Bashkimin për të Drejtat e Njeriut. (Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë: BF).

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Kur revoltohen këta me vulë

Por menjëherë sapo dokumentat u depozituan pranë KQZ u ngrit edhe pyetja: A munet ta regjistrojë Celibashi një koalicion me PD brenda, ndërkohë që ai nuk ka pranuar asnjë nga grupet rivale si përfaqësues të PD, aq më pak atë të Berishës? Pra pyetja është a mund ti lejohet garimi një bashkimi forcash politike, kur njëra prej tyre është legalisht e paregjistruar?

I pyetur për këtë përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj dha një përgjigje të vakët.

“Kemi bindjen se PD do të pranohet si pjesë e këtij koalicionit, ajo është partia më e madhe opozitare, që përfaqëson zgjedhësit. PD do regjistrohet pasi ka nxjerrë përfaqësuesit nga Primaret që do të garojnë zgjedhjet lokale”.

Por, krejt ndryshe mendon grupi rival i Basha-Alibeaj sipas të cilit është i paligjshëm përfaqësimi si PD i një force që gjykatat nuk e kanë çertifikuar si të tillë. “Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale. …Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit,”-ka shkruar në postimin e tij në Facebook Enkelejd Alibeaj.

PD e vulës akuzon: Po na keqpërdorin siglën dhe emrin

Në fakt kështu pritet të ndodhë. KQZ nuk do ta pranokë PD e Berishës si anëtare të koalicionit. Por në shtabin qëndror të Rithemelimit duket se i kanë mrrë të gjitha masat që kandidatët e primareve të konkurojnë pa pengesa në zgjedhje. Ata kanë zgjedhur të njëjtën formulë si në 6 mars kur edhe pse KQZ nuk i pranoi kandidatët e Foltores së athershme si njerëz të PD, ata garuan nën siglën e koalicionit. “Ky union i ri “Bashkë fitojmë”, i ka gati dhe numrin e domosdoshëm të mbi 30 mijë firmave dhe aq deputetë sa i duhen për ta bërë të pa kundërshtueshëm regjistrimin në KQZ”, tha një burim i lartë brenda PD për Lapsi.al. Pra ajo që me gjasë do të ndodhë është se emri i Berishës si përfaqësues i demokratëve do të fshihet nga Cdlibashi në listën e koalicionit, por kjo nuk do ti pengojë kandidatët e primareve të garojnë si përfaqësuesit e opozitës më të madhe në vend.

Ky skenar është paraparë madje edhe në simbolikën dhe siglën e koalicionit “BF”. Logoja e tij do të jetë me dy duar të bashkuara, njëra me ngjyrën blu dhe tjetra me rozë. Pra me simbolikë PD do jetë prezente në garë, ndonëse regjimi i Ramës ia bëri të pamundur teknikisht të konkuronte me simbolet e saj.

©Lapsi.al

 

 

 



12 Comments

  1. O Berish ti ke pjerth fare o plak,ti ne vend qe ta bashkosh opoziten e bere lesh e li,edhe partite tradicionale te djathta si partia republikane apo LZHK,jane larguar per here te pare nga kualicioni me ju,ta futi kerpusha Meta do rrisi partine e vet me votat e te djathtes.

    1. O ndyrësira rilindase, çfarë mundësi tjetër i la Rama Berishës. Berisha nuk është aspak lule, diktator është, me 1001 të meta, por së paku nuk është antishqiptar. Ju jeni thjesht si prindët e juaj, fshatarë, të paaftë për punë, me durisht të dobët, thjesht ndihmës kriminelë. të keqpaguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *