• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për plagosje dhe kanosje me armë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arrestuar orët e para të të hënës në Itali. Policia italiane njofton se ka marrë në pyetje një 36-vjeçar. Ai ishte në kërkim për qëllime ekstradimi për llogari të autoritetit gjyqësor të huaj.

Shqiptari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për hetime të mëtejshme të rastit. Kërkimi ndërkombëtar përfshinte një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2015 nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar, për plagosje të rënda pas një përleshje me armë. Pas një dënimi të dhënë me 2 vjet, shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej një viti, shtatë muaj e katër ditë burg. Në përfundim të hetimeve, efektivët arrestuan shtetasin shqiptar dhe e transferuan ne burg më Ankona.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *