• |
ide | kryesore

Goditet grupi që shpërndante koκainë afër shkollave, rreth 20 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Mësohet se në pranga kanë përfunduar rreth 20 persona. Blutë njoftojnë se bëhet fjalë për një grup kriminal, por edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Kontrollet janë bërë nëpër lokale, kryesisht pranë shkollave.

Ky grup mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera. Operacioni është shtrirë në gjithë Tiranën. Ndërkohë pritet që policia e Tiranës të japë detaje të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *