• |
ide | kryesore

“Vinicius vdis” kore tronditëse për yllin brazilian të Real Madrid: Liga tani nuk mund të qendrojë indiferente

-Instant, Sport
Vinicius



Më e keqja nuk ka kurrë një fund, e sa për informacion duhet pyetur Vinicius. Braziliani ishte viktimë e thirrjeve të turpshme nga tifozët e Barcelonës. Vinicius këtë sezon është shënjestruar disa herë nga tifozët e skuadrave kundërshtare me thirrje raciste, përçmuese dhe shumë të rënda. Episodi i fundit ndodhi gjatë El Clasico ku u kënduan këngë të neveritshme në adresë të lojtarit.

Lojtari i Real Madrid është objektivi i preferuar i tifozëve kundërshtarë që intonojnë kore kundër tij. Liga spanjolle e futbollit dëshiron t’i shohë gjërat qartë dhe ka vendosur t’i raportojë episodet tek autoritetet kompetente. Ky vendim vjen pas koreve “Vinicius vdis” që u dëgjuan në Camp Nou gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madrid. Një kor që u dëgjua edhe nga lojtarët e tjerë në fushë.

Lexo më tej: “Buuu” raciste në momentin e zëvendësimit, shpërthen Vinicius: “La Liga nuk bën asgjë, tani qenka faji im”

Drejtuesit e lartë të La Liga bëjnë të ditur se janë 8 denoncime në mbrojtje të yllit të teknikut Ancelotti. Thirrjet dhe sjellja raciste janë cilësuar të patolerueshme dhe denoncimi i episodit të fundit u dërgua në gjykatat e Barcelonës. Qëllimi është të identifikohen përgjegjësit dhe të ndëshkohen me një dënim shembullor. Në të kaluarën, futbollisti i kishte kërkuar Ligës Spanjolle të Futbollit që të merrte masa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *