• |
ide | kryesore

Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF-së del hapur: “Ancelotti trajner i madh, e admiroj”

-Instant, Sport
Ednaldo Rodrigues



Carlo Ancelotti po i afrohet gjithnjë e më shumë pankinës së Brazilit. Deklaratave të Ederson e Rodrygo për trajnerin italian i bashkohet edhe presidenti i federatës së futbollit Ednaldo Rodrigues. Numri 1 i CBF-së ka dhënë “bekimin” e tij për teknikun e Real. “Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët. Jo vetëm nga Ronaldo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij – shpjegoi ai -. Unë e admiroj shumë si për ndershmërinë e tij ashtu edhe për qëndrueshmërinë e tij. Ai nuk ka nevojë për prezantim, është një trajner i madh – shtoi Ednaldo Rodrigues -. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë edhe më shumë”.

Fjalë që konfirmojnë raportin mes ambjentit të Seleção dhe trajnerit italian në funksion të zgjedhjes përfundimtare për rolin e trajnerit. Ednaldo Rodrigues, me këto fjalë, duket se hap një skenar mjaft të qartë në muajt në vijim. Pas lamtumirës së Tite, Seleção aktualisht i është besuar Ramon Menezes, përkohësisht. Humbja me Marokun, në miqësoren e dy ditëve më parë, konfirmon se pika e kthesës mund të vijë në qershor. Në kohën kur Brazili mund të zyrtarizojë zgjedhjen e udhërrëfyesit të ri teknik, Ancelotti mund t’i thotë lamtumirë Real Madrid. Një sfidë e re në pankinën prestigjioze braziliane nuk është asnjëherë dicka që mund të refuzohet lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *