• |
ide | kryesore

Aksident në Bilisht, makina përplas motorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është shënuar sot në Bilisht ku një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesit i motorit. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit të Bilishtit, pak minuta më parë. Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Bilishtit.

Ndërkohë mësohet se tani do të transportohet drejt Korçës për mjekim më të specializuar. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *