• |
ide | kryesore

PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Berishës në Shijak: I dëbuar nga Zvicra për drogȅ

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dëbuar



Partia Socialiste i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të çregjistrojë kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Shijakun, Rezeart Tusha. Në një letër drejtuar këtij komisioni të firmosur nga sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Eridian Salianji thuhet se Tusha rezulton të jetë dëbuar nga Zvicra në 1997 për posedim të lëndëve narkotike. Kërkesa citon vetëm një shkrim “në shtypin e përditshëm” të një dite më parë ku sipas saj thuhet.

“Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie” –thotë letra që shton se dëbimi është publikuar edhe në sistemin Schengen.

Në letër kërkohet që Komisioneri Ilirian Celibashi të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës. Sipas socialistëve, ky kandidat nuk plotëson kushtet për të garuar.

“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, – thuhet në dokument.

Më herët edhe opozita ka kërkuar që KQZ të çregjistrojë kandidatin e PS-së për Kuçovën, Kreshnik Hajdari. Sipas saj ai rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Në bazë të ligjit, për një vepër të tillë nuk pengohet kandidimi, por ai duhet ta përmendë atë në formularin e vetëdeklarimit. ©LAPSI.al


 

 



2 Comments

    1. Or trangull ne radh te pare akuza nuk eshte e vertetuar, ne radh te dyte ai akuzohet per posedim të lëndëve narkotike jo per trafikim apo shperndarje.
      Ca po thu ti o trangull qe kushdo qe ka provuar Hashash u merka me droge?
      Po pse ti asnjehere se ke provu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *