• |
ide | kryesore

“Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”: e provokoi në fushë, Valverde rreh Baena në parkingun e Bernabeut

-Instant, Sport, Video
Valverde



Është e pabesueshme ajo që ndodhi në Spanjë në fundin e ndeshjes Real Madrid-Villarreal, në javën e 28 të La Liga. Sipas raportimeve të mediave lokale, Federico Valverde ka goditur me grusht Alex Baena në fytyrë. Agresioni ka ndodhur në parkingun e makinave të Santiago Bernabeu, pak para se mesfushori të hipte në autobusin e ekipit të Villareal. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka mbledhur disa deklarata, edhe pse për momentin as Baena dhe as Villarreali nuk kanë bërë denoncim.

Të dy ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe në fushë, gjatë ndeshjes së fituar nga Nëndetësja e Verdhë 3-2. Megjithatë, gjeneza e sulmit kthehet pas në Kupën e Mbretit më 19 janar. Në Spanjë raportojnë se, me atë rast, Baena i kishte adresuar një fyerje personale shumë të ashpër ndaj Valverde. Ai i ishte referuar problemeve që partnerja e uruguajanit kishte patur gjatë shtatzënisë së fëmijës së tyre të dytë. “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”, ishte fraza e turpshme që spanjolli i kishte drejtuar Valverde. Episodi ndodhi pikërisht në javët kur qarkullonin thashethemet se foshnja mund të kishte vdekur para lindjes, gjë që për fat nuk ndodhi.

VERSIONI I VALVERDE

Versioni i Valverdes, e treguar nga Javier Herráez në Carrusel Deportivo, është se Baena iu referua edhe një herë djalit të tij. E bëri në fushë dhe, më pas, në zonën e përdorur për autobusët e ekipit. E mesfushori i Ancelottit, para se ta sulmonte, i kishte bërtitur: “Më thuaj tani çfarë the për djalin tim në fushë”. Stafi i lojtarit bëri të ditur se “Fede nuk ka kurrë probleme me askënd. E ajo që ndodhi ishte vetëm për shkak të një gjëje shumë të rëndë që kishte ndodhur më parë”.

VERSIONI I BAENA

Krejt e kundërta versioni i futbollistit të Villarreal, i besuar në një postim në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur për fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një skenë si Santiago Bernabeu. Por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. E i habitur nga ajo që thuhet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E GËNJESHTËRT SE KAM THËNË ATO GJËRA”. Disa orë më vonë El Chiringuito TV publikoi një video. Në të shihet Baena duke u kthyer nga transferta në Madrid me mollëzën e enjtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *