• |
ide | kryesore

Ndeshja me Kastriotin/ Arbitrat pranojnë trukimin nga frika e kërcënimeve me vdekje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Si rrallëherë, dhuna, rrugaçëria dhe trukimi në futboll kanë marrë një përgjigje të fortë që mund të shërbejë për nisjen e një procesi vetëpastrimi. Shkak është bërë refuzimi i arbitrave për t’u bërë pjesë e ndeshjes së fundjavës mes Kastriotit dhe Bylis, pas kërcënimeve me vdekje që kishin marrë.

Lapsi.al mësoi se arbitri kryesor për ndeshjen, Juxhin Xhaja nuk pranoi të favorizonte krutanët, nën trysninë e shantazheve që kishte marrë para ndeshjes. Duke parë se presioni ka qenë shumë i madh dhe shantazhi i përsëritur, arbitrat vendosën të tërhiqen nga ndeshja dhe në vend të trukimit të bëjnë denoncimin.

“Arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar” pranoi Federata në njoftimin që shpërndau për mediat duke vazhduar se “është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme”.

Por çfarë bën përshtypje në njoftimin e Federatës së Futbollit është vendimi për t’i hapur letrat deri në fund. Zyrtarisht është pranuar nga Federata edhe trukimi i ndeshjes së javës së shkuar kundër Laçit.

“Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla” njoftoi FSHF.

Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon ndeshjen Kastrioti-Bylis

Reagimi i FSHF-së është i paprecedentë dhe del përtej kompetencave të saj për të zbuluar të vërtetën. Kanosja me jetë për shkak të detyrës dhe trukimi i ndeshjes me Laçin, e dërgon çështjen automatikisht në duart e prokurorisë.

Duket se me këtë denoncim, FSHF synon t’i vërë fre një herë e mirë kërcënimeve që u bëhen arbitrave nga të fortët e klubeve. Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë, ndërkohë që për klubin e futbollit të Kastriotit situata bëhet akoma më e vështirë. Peshës së fundit të renditjes i shtohen edhe akuzat e rënda të arbitrave.

“Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit” u tha në njoftimin e krutanëve.

Për Kastriotin problemet sapo kanë nisur. Në videon më poshtë është një përmbledhje e golave të ndeshjes së javës së kaluar mes Kastriotit dhe Laçit Në minutën e 85 të ndeshjes duket se Laçi ka realizuar një gol, që nuk e ndryshon rezultatin.

 

Është pikërisht ky gol, që pranohet nga FSHF se është anuluar nën presion nga arbitri i ndeshjes, duke bërë që ndeshja të mbarojë me fitoren e Kastriotit 2 me 1. Krutanët shënuan në minutën e 93 të lojës.

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati ka paralajmëruar se shoqata mund të mos marrë më përsipër ndeshjet e Kastriotit në të ardhmen. Ndërkohë kreu i shoqatës së arbitrave ka folur për ndeshjen e kaluar, duke pranuar trukimin për shkak se arbitrit i rrezikohej jeta.

“Në përgjithësi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”, u shpreh Kastrati./Lapsi.al



6 Comments

  1. mjerë ata se shfaqen qoftë dhe rastësisht në ndonjë ambient me kundërshtarët e Berishës, se do sulmohen egërsisht.

    Një politikë që Berisha e ka ndjekur gjithmonë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, të cilët i trajton si kundërshtarë për jetë a vdekje, duke frymëzuar militantët e vet që kundërshtarin politik, ta shohin si armik.Shpellkaret e salihut jane kudo ku flitet per trukime,i ka premtuar presidentit te krujes po fitoje bashkine e krujes klubi do perfitoje

  2. Rilindja ka bere shtet. LUM POPULLI. Ka ndonje gje ende jo perfekt, po per ato e ka fajin Saliu! Votoni 100% per rilindjen nashi. Per inat te Saliut dhe mullixhiut! Ashtu posi.

    1. Shpresoj që së paku Shkëlzeni t’u paguajë lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.

  3. Pse habiteni ? Pse ne fushat e tjera te jetes a nuk komandon krimi ?
    Nuk keni pare gje akoma. Me palloshin dite te mira do vijne .
    Mafja ne kryeministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *