• |
ide | kryesore

Kamza s’ka siguri, Kastrioti urdhërohet të luajë në Elbasan: FSHF cakton datën e ndeshjes së inkriminuar

-Instant, F1, Sport
KASTRIOTI



Asgjë nuk është zbardhur ende, por në pritje të kuptohet cfarë ndodhi në të vërtetë, FSHF vendos një datë për Kastrioti-Bylis. Ndeshja e inkriminuar, e programuar të shtunën e kaluar por e shtyrë për kërcënimin me jetë të arbitrave, do të luhet në 19 prill. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur ndërkohë edhe urdhërin për Kastriotin, që “do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena”. Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza.

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

Lexo më tej: Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon ndeshjen Kastrioti-Bylis

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe, në të njëjtën kohë, presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë, në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *