• |
ide | kryesore

Ariana Grande reagon ndaj komenteve për peshën e saj

Paparazzi, Slider



Ariana Grande ka reaguar ndaj komenteve të fansave të cilët shprehnin shqetësim pasi ajo dukej shumë e dobët në fotot e fundit.

Në një video tre minutëshe të TikTok ajo u kërkoi  ndjekësve të saj që të jenë më të vëmendshëm përpara se të ndajnë mendimin e tyre për paraqitjet e të tjerëve.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë ilaçe kundër depresionit dhe duke ngrënë keq,” shpjegoi ajo.

“Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç ju e konsideroni të shëndetshm , por kjo në fakt nuk ishte e shëndetshme. Jini të butë me njëri-tjetrin dhe me veten tuaj. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush,” tha ajo.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grande-s pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar.

Ajo dhe Cynthia Erivo, dukeshin të gëzuar teksa dolën në mbështetje të shokut të tyre, me Grande të veshur me një pallto rozë të madhe.

“Ariana Grande duket e dobët,” shkroi një person në Twitter në përgjigje të imazheve, ndërsa një tjetër tha: “Mendim shumë i diskutueshëm, por ajo është seriozisht shumë e dobët … Unë jam i shqetësuar për të.”

Këngëtarja e “7 Rings” ka folur më parë për luftën e saj me ankthin dhe depresionin pas sulmit në koncertin e saj në Mançester në vitin 2017, në të cilin  ndërruan jetë 22 persona./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *