• |
ide | kryesore

Mariah Carey nderohet për “All I Want For Christmas Is You”

Paparazzi, Slider



Mariah Carey sapo iu dha nderi i një jete, pasi  “All I Want For Christmas Is You” ishte ndër 25 këngët e përzgjedhura këtë vit për t’u ruajtur nga Regjistri Kombëtar i Regjistrimeve të Bibliotekës së Kongresit.

Këngëtarja  reagoi ndaj nderimit duke postuar në Twitter videon 1 minutëshe të një zyrtari të Bibliotekës së Kongresit duke informuar Carey-n për nderimin. Ajo shkroi në Twitter: “Jam e nderuar përtej besimit! Unë definitivisht as që e imagjinoja se do të ndodhte kur shkruaja dhe regjistroja këtë këngë! Faleminderit shumë zonja Hayden dhe @thelibraryofcongress.”

Në video, Mariah e quajti nderin “të pabesueshëm” ndërsa kujtoi suksesin e madh të këngës gjatë gjithë këtyre viteve që nga publikimi i saj. “Kur shkrova për herë të parë “All I Want for Christmas Is You” të gjithë më pyesin gjithmonë: “Oh, a e dinit se do të ishte kaq e madhe?” dhe përgjigja është gjithmonë jo”, tha ajo. “Kjo është e madhe. . Thjesht shkrova nga zemra atë që doja. Faleminderit shumë shumë për përfshirjen time në këtë kompani të jashtëzakonshme.”

“Like a Virgin” e Madonna, “Gasolina” e Daddy Yankee, “Sherry” e The Four Seasons, “Imagine” e John Lennon dhe “Stairway to Heaven” e Led Zeppelin janë ndër 25 këngët e përzgjedhura për klasën e këtij viti. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *