• |
ide | kryesore

Video/ Conference League, Ings nuk mjafton për West Ham: Cuypers i jep barazimin Gent, edhe VAR protagonist

-Instant, Sport, Video
Ings



Nuk ka fitues në cerekfinalen e parë të Conference League. Mes Gent e West Ham përfundoi 1-1 me anglezët që kaluan të parët në avantazh. Ings zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. VAR vetëm pak caste më parë i kishte anuluar golin Hammers, ndërsa Gent barazoi me Cuypers. Belgu shënoi në minutën e 57′, duke lënë gjithcka të hapur për kthimin në Londër.

West Ham ishte skuadra favorite, por ishte Gent ai që bëri lojën. Belgët tentuan kuadratin 3 herë, por portierin e Hammers që bëri shpëtimtarin. Ndërsa 11 herë të tjera goditjet e lojtarëve të Hein Vanhaezebrouck ishin të pasakta. Anglezët vetëm kundërsulmuan dhe dy goditje në portë e një jashtë saj tregojnë llojin e ndeshjes që u luajt. Edhe zotërimi i topit ishte i Gent (53%-47%), por që nuk pengoi cinizmin e miqve, që mund të kishin shkuar përpara në të 40. VAR në fakt ndërhyri për të zhvleftësuar avantazhin e West Ham, përpara se Ings të shënonte golin e 0-1.

Lexo më tej: Video/ Cornet i terrorizuar nga një qen i madh: vrapimi i lojtarit të West Ham bën xhiron e botës

Përgjigja ndaj golit të Ings erdhi nga këmbët e Hugo Cuypers, mesfushorit të avancuar, që në minutën e 57′ mposhti portierin Areola. 1-1, një rezultat që gjithësesi nuk i pret krahët anglezëve, që do të tentojnë të rrëmbejnë kalimin në gjysëmfinale përpara publikut të shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *