• |
ide | kryesore

Video/ Mposht Interin, Berlusconi i bën nder Milanit: Caldirola firmos suksesin e Moznës në San Siro

-Instant, F1, Sport, Video
Caldirola



Interi u rrëzua në shtëpi ndaj Monzës duke humbur 0-1 në javën e 30 të Serie A. Në Meazza, zikaltrit e Simone Inzaghi humbën ndeshjen e tyre të katërt në pesë të fundit në kampionat. Inter u befasua nga skuadra e teknikut Palladino nga një gol i Caldirola në minutën e 78′. Goli i ish-it për mbrojtësin, në zhvillimet e një goditje këndi, i dha fitoren zikaltërve. Pritjet e Di Gregorio – i rritur në Inter – në konkluzionet e Correa dhe Lukaku, kompletuan suksesin brianzol. Interi mbetet kështu në vendin e pestë.

Një tjetër javë, një tjetër humbje. Në kampionat, Interi nuk di të fitojë më. Një gol i ish-mbrojtësin zikaltër Luca Caldirola dënoi skuadrën e teknikut Inzaghi në humbjen e katërt në pesë javët e fundit. Tashmë fokusi është vetëm tek ndeshja e së mërkurës së ardhshme ndaj Benfica, e vlefshme për kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League. Pas një pjese të parë të privuar nga emocionet, Monza ngrit kokën pesëmbëdhjetë minuta nga fundi. Caldirola në zhvillimet e një goditje këndi u imponua me kokë, duke ndëshkuar Onana. Në fund, Dzeko për pak sa nuk barazoi me kokë.

Lexo më tej: Milan barazoi në Bolonja, Pioli shpërthen në akuza: “Fillimi i papranueshëm, na mungojnë dy penallti”

Zikaltrit, për momentin, janë jashtë zonës së Champions League. Inzaghi e sheh veten -2 nga Milan dhe Roma, që zbret nesër në skenë kundër Udineses. Monza, e presidentit Berlusconi, nga ana tjetër, ngjitet në 38 pikë. Një pikë në 5 ndeshje për Simone Inzaghi.

Italy Serie A

Bologna 1-1 AC Milan
Napoli 0-0 Verona
Inter 0-1 Monza



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *