• |
ide | kryesore

Hoxha i Prizrenit fyen flamurin kombëtar: Kjo është leckë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
video



Vijon të tërheqë vëmendjen, Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni. Ai  u bë i njohur gjerësisht kohët e fundit pasi besimtarët i dhuruan një makinë Mercedes, mjaft luksoz me rastin e daljes në pension. Së fundmi ajo që ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale është një video e publikuar prej tij duke fyer flamurin kombëtar.

Në fakt videoja është regjistruar 4 muaj më parë, por ka marrë vëmendje së fundmi pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla që ka kritikuar sjelljen e hoxhës. Në këtë video ai u bën thirrje myslimanëve që të mos e konsiderojnë të rëndësishëm flamurin kombëtar.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%. E njohim na paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, – thotë hoxhë Mazllami. Për të, të padenjë janë edhe dëshmorët e kombit, përveç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.

“Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë… E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë”, – thotë Mazllam Mazllami.

“Edhe pse është himni të gjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, – shton ai.

Makina luksoze që hoxhë Mazllam Mazllami shkaktoi reagime. Një prej tyre ishte gazetari Valon Syla që e komentoi me ironi dhe humor këtë në rrjetet sociale. Sipas tij prijësit fetarë të myslimanëve në vend po duken si “njerëz të showbizit”.

Por në fund të ditës, gazetari u sulmua brutalisht në Prishtinë nga tre persona sapo kishte dalë nga një emision televiziv. 3 të rinjtë u arrestuan brenda 24 orësh dhe pranuan se kritikat e Sylës për hoxhën ishin motivi i tyre. madje ata nuk kanë shprehur pendesë për dhunën ndaj gazetarit.

Përpara disa vitesh hoxha nga Prizreni ka qenë i akuzuar për thirrje për rezistencë dhe për nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Ai dhe disa imamë të tjerë dyshoheshin se kishin nxitur disa persona të shkonin në Siri për të luftuar. Megjithatë në fund të këtij procesi, Mazllami u shpall i pafajshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Si u sulmua në Prishtinë gazetari Valon Syla



12 Comments

    1. Për fate të keç ky Mazllam Mazllami, thotë atë që mendone shumica dermuse e Muslimanve, shqip foles. Por ky e thotë puplikisht dhe këta të tjeret nuke e thone puplikisht, prandaj Shqiprija dhe Kosova sote jane në kët gjendje. Se pse këta e kosiderone veten Turqe dhe Lindore, dhe këta nuke kane as një lloje lidhje me Shqiptare as me boten përendimore. Kët dhe njerzit si puna e keti duhet të ikun në Turqie dhe në vendet e Lindjes.🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  1. Ne Shqiperi denohesh me ligj per fyerje te simboleve kombetare. Po te kishim shtet, ky bolja arrestohet sapo te kaloje kufirin. Po meqe skemi shtet le t’i perdhose sa te doje simbolet kombetare.

    1. Ti i ha mutin Arbër Kosovës, në të gjitha komentet e tij ai tregon se e do Shqipërinë Kosovën dhe bile edhe disa idiotë si puna jote që paragjykojnë.

  2. kjo eshte fytyra e vertete e skurave!

    ne vere, ne bregdet, arestuan nje qytetar qe hoqi flamurin e pushtuesit me te uryer te arberve, turqeve

    a do t’i jape nongrata qeveria tone kesaj funderine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *