• |
ide | kryesore

Gruaja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë por Hakimi nuk zotëron asgjë

Paparazzi, Slider



Gjatë Kupës së Botës në Katar, tifozët e futbollit patën mundësinë të shohin se sa i afërt është përfaqësuesi maroken me nënën Sadia Mut. Por, muajin e kaluar, futbollisti i Marokut, Ashraf Hakimi, u akuzua për përdhunimin e një vajze 24-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris, kur gruaja dhe fëmijët ishin nisur për në Dubai. Kur Hiba mori vesh për akuzat, menjëherë i kërkoi divorcin.

Tashmë, revista franceze “First Mag” bëri të ditur se aktorja i ka kërkuar gjysmën e pasurisë, duke mos e ditur fillimisht që bashkëshorti i saj, nuk zotëron asgjë!

Futbollisti gjatë viteve të fundit ia ka transferuar të gjithë pasurinë nënës, kështu që gruaja nuk do mund të merrte asgjë pas divorcit.

Hakimi fiton gati një milion euro në muaj te PSG, por paga i ka shkuar direkt në llogarinë e nënës së tij. Pra, kur i duheshin paratë, ia kërkonte nënës. Të gjitha pasuritë e paluajtshme, makinat, bizhuteritë, i kanë kaluar mamasë.

Gjatë Kupës së Botës në Katar, marokeni tërhoqi shumë vëmendjen e publikut për shkak të marrëdhënies së ngushtë me nënën. Sadija ndiqte live ndeshjet e Marokut dhe Hakimi e bëri të qartë pas çdo ndeshje se nëna ishte në vend të parë. Pas fitores së madhe ndaj Portugalisë, kjo gjë e shqetësoi Hibën, e cila i shpjegoi se ajo duhet të ishte e para.

Futbollisti dhe aktorja u njohën në vitin 2018 teksa Hakimi ishte në Borussia Dortmund. Abuk (36-vjeç) është një aktore me origjinë tuniziane dhe libiane, e cila, ashtu si Hakimi, ka lindur në Madrid . Edhe para se të njihej me Hakimin, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në film, ku luajti në seriale të ndryshme televizive në Spanjë. Ata u martuan në vitin 2020 dhe kanë dy fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *