• |
ide | kryesore

Dhuna barbare ndaj bashkëjetueses, çfarë deklaroi Gusholli në Gjykatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gusholli



Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun Gleard Gusholli dhe detyrim paraqitje për katër të afërmit e tij. Ai u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mbajtur dhe dhunuar për ditë më radhë ish të dashurën e tij,.

Pavarësisht se seanca u mbajt me dyer të mbyllura, media, ka mësuar detaje rreth deklaratave që ai ka dhënë para trupit gjykues.

Gusholli është shprehur se dhuna ka ardhur falë xhelozisë. Ai është shprehur se “gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Nderkohe që seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Një ditë më parë ish-bashkëjetuesja e akuzoi Gushullin se e ka goditur dhe dhunuar në të gjithë trupin, madje e kishte detyruar të pinte dhe lëndë narkotike të llojit kokainë.

Lexo më tej: Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten, tmerri nisi që në Gjermani 



2 Comments

  1. Psikopat i pandreqshëm dhe i papendushëm për ndyrsitë që ka bër… Nxirreni nga burgu të vazhdojë prap avazin të marrë në qaf njerëz të tjerë.

    Ktheni dënimin me vdekje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *