• |
ide | kryesore

FOTO E RE/ Si u largua autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin



Fotoja më lart tregon momentin kur largohet nga vendi i ngjarjes personi që ekzekutoi biznesmenin 50-vjeçar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Me një motor që mban targa të huaja (ndoshta të falsifikuara), autori mban të veshur një jelek të verdhë të ngjashëm me ato të policisë dhe me një skafandër në kokë, ai largohet i vetëm.

Nuk ka informacion nëse ky motor është i vjedhur ose jo. Pak minuta më parë ai kishte qëlluar të paktën 7 herë brenda në lokalin e tij biznesmenin që ndërroi jetë që në vendin e ngjarjes. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonalen në Shëngjin që është në pronësi të viktimës.

Dëshmitarët thanë se panë një person që hyri me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar me shpejtësi. Policia nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit që ishte edhe i angazhuar politikisht. Ai ishte aktualisht anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës si anëtar i PSD-së.

Forcat e rendit kanë kryer kontrolle në disa banesa, por ende nuk ka të ndaluar. Mediat raportojnë se nën hetim është pista e një konflikti të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000 kur është vrarë vëllai i Ardian Nikulajt dhe që është pasur me një vrasje tjetër. Edhe këto janë ngjarje të pazbardhura nga drejtësia. LAPSI.al



5 Comments

  1. Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

    Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër.

    Pas përjashtimit nga PD si person “non grata” nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *