• |
ide | kryesore

Misteri i të verdhës për Sandro Tonali, të rrezikuarit e Inter e çështja Nedved: çfarë thotë rregullorja e Champions

-Instant, Sport
Tonali



Në festimin për kalimin e e raundit ndaj Napolit, mes tifozëve të Milan mbrëmë u përhap shqetësimi për kartonin e verdhë – ose jo të verdhë – të ndëshkimit të Sandro Tonali. Mesfushori ishte i paralajmëruar dhe për rrjedhojë duhej të skualifikohej për në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Mirëpo dyshimet u sqaruan shpejt: kartoni i Marciniak ishte për shkak të ndërhyrjes së Theo ndaj Osimhen. Pra një gabim grafike, asnjë sanksion për mesfushorin kuqezi Tonali. E mbi të gjitha asnjë ndalesë për ndeshjen e radhës.

Tashmë “rreziku paralajmërues” qëndron mbi lojtarët e Interit dhe Benfica, të impenjuar sonte. Mes luzitanëve, vëmendje të veçantë duhet të kenë Joao Mario, Goncalo Ramos, Florentino. Për zikaltrit problemi ka të bëjë me lojtarët me peshë si Bastoni, Dimarco, Lautaro dhe Dzeko. Të gjithë, ndër të tjera, sot janë titullarë: një karton i verdhë në rast kualifikimi do t’i bënte të humbnin gjysmëfinalen ndaj Milanit.

Lexo më tej: Video/ Natë pa gjumë në Napoli për Milan: fishekzjarre e kore ofensive poshtë hotelit të kuqezinjve

Pas çerekfinales, paralajmërimet zhduken, nga gjysmëfinalet “rekordi penal” i lojtarëve bëhet sërish i pastër. Kjo për të shmangur që mosmarrëveshjet e kaluara mund të rëndojnë në përballjen e dyfishtë dhe më pas në finalen e mëpasshme. Një situatë që ndikon në mënyrë të pashmangshme në performancën e atyre që, me një karton të thjeshtë, do të detyroheshin të zinin një vend në tribunë. Thjesht për të qëndruar në temën e Champions, idea është të shmangen raste si ai i famshmi i Nedved në 2003. Një karton i verdhë i marrë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Real Madrid e detyroi mesfushorin e Juventus të humbasë finalen e Mançesterit kundër Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *