• |
ide | kryesore

Vrαsja e biznesmenit në Lezhë/ Berisha: 3 ditë pasi viktima doli kundër Pjerin Ndreut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



“Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës! Rendi në duart e krimit!” Ky është reagimi i parë nga Sali Berisha pas vrαsjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë paraditen e sotme, brenda lokalit të tij.

Ai thotë se krimi ndodhi 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe “pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij”.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se ditët e fundit Nikulaj kishte marrë kërcënime të përsëritura nga “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës”.

“Sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje, Ardian Nikulaj. Ky Krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë” – shkroi Berisha në Facebook. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. O Sale ti mbase dhe ke te drejt se ti ke vesh e sy kudo ne ket vend. Se ti e ke nis si antar i PPSH, u bere i PD dhe perfundove i LSI. Megjithate ti me 90% do kesh te drejt se sic thash ke sy e vesh e duar gjithandej.

  2. Ti o qen i zi duhet te japesh llogari para drejtesise per ata qindra shqiptar qe ke vrare , per ato gra dhe nena qe i ke veshur me te zeza.

    1. Po Rama a do të japi llogari për shkatërrimin e Shqipërisë dhe kthim në monizëm. Për zbrazjen e vendit dhe për të gjithë ato viktima që janë vrarë prej 10 vjetësh që ai është në pushtet.Berisha nuk ka vrarë njeri dhe për ato që thua ti janë vrarë nga revolucioni komunist i 97.

  3. Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

    Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër.

    Pas përjashtimit nga PD si person “non grata” nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon.E vrane skifteret e salihut sepse i doli kunder pjerinit dhe sot e perdor ky serb salih qe kerkon gjak kudo

    1. Si qenka intrige o bythqir, kur atij te PDse i vene tritolin ne Vau Dejes, ketij qe doli kunder Tom Doshit-Rames-Pjerin Ndreut ja zbrazen karikatorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *