• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo për Nicën, Tetova mbron Europën

-Instant, F1, Sport, Video
egnatia



Nuk ka fitues në stadiumin Partizani, ku Egnatia vuajti skualifikimin e Egnatia Arena. Rrogozhinasit ndalen në 1-1 përballë Laçit, duke i dhënë përfundimisht lamtumirën titullit, por duke mbrojtur fort Europën. Kurbinasit nuk arrijnë dot fitoren e tretë radhazi me Nicën në pankinë, pavarësisht kundërshtarit me 10 lojtarë e avantazhit të Guindo. Penalltia e Jackson në minutën e 62′ vendosi ekuilibrat, duke e lënë Egnatian +3 nga bardhezinjtë.

Egnatia e Laçi kanë ndarë pikët në javën e 30 të Superiores, me këmbët e lojtarë të rënduara, për atë që luhej. Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dy ekipet. Momenti më i rëndësishëm e që u duk se kondicionoi ndeshjen ishte kartoni i kuq i Zejnullait. Ndërhyrja e ashpër e tij ndaj Roganovic në minutën e 25 i kushtoi daljen e shpejtë nga fusha.

Panorama ndryshoi në pjesën e dytë, me aksionin blitz që solli edhe avantazhin e miqve në minutën e 50′. Spahiu shërbeu për Guindo, që me të majtën mposhti Sherrin. Ndeshja e tretë radhazi në të cilën sulmuesi shkon në gol, por nuk do të mjaftojë. Laçi e mendoi të fituar ndeshjen e Egnatia përfitoi.

Lexo më tej: Apeli përmbys Disiplinën e kthen Egnatian në shtëpi: rrogozhinasit mbeten pa spektatorë

Në minutën e 62’ një penallti e akorduar me VAR i dha mundësinë Jackson të barazonte rezultatin. Selmani nuk kishte mundësi të shpëtonte rezultatin dhe Laçi provoi të zgjidhte situatën në minutat e mbetura. Mund tia kishte dalë nëse goli i minutës së 65’ i Spahiut, nuk do të ishte anuluar për pozicion jashtë lojë.

Me barazimin kurbinasit dështojnë ti bashkohen Egnatias në vendin e tretë. Egnatia mbron zonën Europiane, por heq dorë përfundimisht nga titulli. Rrogozhinasit tani ngjiten në vendin e 3 me 43 pikë, ndërsa Laçi mbetet i pesti me 40 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *