• |
ide | kryesore

Sarri i tërbuar: “Arbitri për tu ndaluar. Çështja Juventus? Kampionati është trukuar”

-Instant, Sport, Video
Sarri



Lazio u rrëzua në shtëpi përballë Torino, duke humbur pathyeshmërinë në kampionat pas më shumë se dy muajsh rezultate pozitive. Humbje që i dhemb teknikut Maurizio Sarri, i tërbuar ndaj arbitrit Ghersini pas ndeshjes: “Arbitrimi ishte i diskutueshëm, por duhen duartrokitur djemtë se nuk e humbën mendjen. Nervozizmi u shfaq sepse u penalizuam. Ai është një arbitër që duhet ndaluar, nëse nuk e ndalojnë do të shqetësohesha”. Në konferencë për shtyp pastaj Sarri e fundosi goditjen: “Kampionat i trukuar”.

“Ndeshja ishte e vështirë dhe ne e dinim. Shkuam në disavantazh dhe ndeshja u komplikua. Pastaj në nivel karakterial më pëlqeu skuadra ime. Përballja ndaj Toro ka qenë gjithmonë e vështirë për ne dhe e prisja këtë ndeshje. Në pjesën e dytë vuajtën për tu rinisur, mund ta kishim kthyer dhe na vjen keq për rezultatin”, ishte komenti i Sarri për Dazn.

Trajneri bardhekaltër u kthye më pas te arbitri Ghersini: “I gjithë arbitrimi na nervozoi. Vlerësimi i faulleve ishte fillimisht i një lloji dhe pastaj i një lloji tjetër. Goli erdhi nga një faull anësor i kryer në fushë prej një metri, pastaj mungon një penallti për faull ndaj Hysaj. Nëse duhet të them se çfarë na nervozoi, nuk mund të vendos gishtin në vetëm një pikë, duhet të bëj një seri”.

Për paraqitjen e skuadrës së tij ai shtoi: “Kisha ndjesinë se ishim më pak brilantë se zakonisht. E pranueshme sepse ishte një javë me ngarkesa të mëdha pune. Ndryshimi i temperaturës gjatë ditëve të fundit na penalizoi dhe nuk arritëm mirë në ndeshje. Pashë më shumë sasi sesa cilësi vrapi”.

Lexo më tej: Pranohet ankimimi i Juventus në Kolegjin e Garancisë: rikthehen provizorisht 15 pikët në renditje

RENDITJA DHE JUVENTUS

Më pas vlerësimi për renditjen: “Ne e dimë që rrugëtimi ynë është ende i gjatë, kanë mbetur edhe 7. Nga java e 22 deri në javën e 30 kemi rikuperuar shumë pikë dhe kjo do të thotë se gjithçka mund të ndodhë. Kishim një moment pozitiv, por mund të ndodhë edhe një moment negativ. Tani kemi një kalendar të vështirë, nuk duhet të ndikohemi nga disfata. Duhet të fillojmë nga e para dhe të ecim përpara”.

Në konferencë më pas, Sarri u vërsul kundër Juventus për pikët e kthyera: “Nga pikëpamja juridike nuk jap mendime, nuk kam njohuri dhe aftësi. Nga pikëpamja sportive kampionati është i trukuar. Sepse nëse mban një renditje tre muaj dhe pastaj thua ‘më fal tani ka ndryshuar renditja e mund të ndryshojë përsëri’, nuk është mirë. Shpresoj që dikush nga sistemi i drejtësisë sportive të ketë shijen e mirë të japë dorëheqjen, sepse kështu nuk funksionon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *